Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një shtetas i ka marrë jetën bashkëshortes, në rrethane që mbeten për tu sqaruar. Lajmi bëhet i ditur nga Policia, e cila jep edhe informacionet e para për ngjarjen e rëndë.
“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin Alket Arapi 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.”, thuhet në njoftimin e policisë.