Është gjetur i vrarë biznesmeni 43 vjeçar me origjinë nga Dibra dhe banues në afërsi të zonës së “Treshit”, në Tiranë, raporton News24.
Bëhet fjalë për biznesmenin Ruzhdi Hoxha, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 20 tetor, e për të cilin ka bërë kallëzim i biri, Samir Hoxha, më datë 24 tetor, në Komisariatin Nr.5.
Kafen e fundit ai e ka pirë me Ferdinand Rrushin, një person me precedentë penalë e mbi të gjitha në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.
Ai u thirr për t’u marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, si personi i fundit që kishte takuar ndërtuesin Hoxha, por aty u arrestua.