Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë të fortë në intervistën e sotme në Çim Peka Live në SYRI TV përsa i përket marrëdhënies së tij me Monika Kryemadhin.
Pyetjes së Pekës, se si mund të bindi anëtarësinë dhe publikun se SPAK është i kapur nga Rama, kur nuk bind dot bashkëshorten e tij, Meta u shpreh se për shkak të kësaj deklarate zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja e tij tashmë.
‘Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta’, u shpreh Meta.
Biseda në studio:
Peka: Kur ju nuk mund të bindni ish-kryetaren e LSI-së dhe bashkëshorten tuaj që SPAK është i kapur nga Edi Rama, si mund të bindni publikun dhe anëtarësinë tuaj?
Meta: Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje.