Ndodh edhe kështu. Procesi i vetting-ut shënën edhe rastin e parë të një efekti të pritshëm në vigjilje. Edhe pse në fakt, nuk bëhet fjalë për heqje lirie, por një masë tjetër më të zbutur për gjyqtarin e lartë shkodran Admir Thanza. Mësohet se ai bëhet gjyqtari i parë që kaloi në sitën e vettingut ku ju zbuluan probleme me ligjin që dënohet. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza është dënuar me 18 muaj shërbim prove nga ish- kolegët e tij në fund të procesit. Sipas gjasave, ky vendim do të apelohet nga Thanza, i cili pavarësisht se është jashtë rradhëve të “togave të zeza”, mund të kërkojë një “fitore morale”.