Gjendet një makinë e djegur në aksin rrugor Gjegjan-Reps, në Pukë.
Mjeti tip “Skoda Fabia” është gjetur në vendin e quajtur “Kodra e Bardhë”, ndërsa rezulton të jetë marrë me qira në Rinas.
Nga informacionet e para thuhet se makina ishte marrë me qira nga një turist i huaj në aeroport.