Pak ditë pasi mori votëbesimin në dhomat e parlamentit italian, qeveria e vendit fqinj ka rënë. Më sohet se ka dhënë dorëheqjen kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte. Njoftimin e ka bërë në mbledhjen e qeverisë, teksa ka shtuar se do të dorëzojë dorlheqjen tek presidenti i Republikës Italiane.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat theksojnë se largimi i tij i hap një fazë të ndërlikuar politike dhe kushtetuese, e cila do të përfundojë vetëm kur një kryeministër i ri dhe ministrat e tij të betohen para Presidentit.