Ka përfunduar në prangat e policisë autori i dyshuar ngjarjes së rëndë ku humbi jetën 40 vjeçari Hekuran Billa, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes së një jave më parë.
Viktor Marku me origjinë nga Dukagjini e banues në Shkodër, vëllai i Prel Markut që u ékzékùtua nga Billa në Angli, është kapur nga policia në Mal të Zi, ndërsa ishte larguar prej ditës së ngjarjes.
“Shtetasi V. M. qëndronte në mënyrë të parregullt në Malin e Zi dhe falë shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Malazeze, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit V. M., në Malin e Zi.
Policia malazeze ia ka dorëzuar shtetasin V. M., strukturave të Policisë së Shtetit, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit.”, njofton Policia e Shtetit.