Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve në territor, për të evidentuar dhe goditur rastet e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë dhe përdorimit të dronit, kanë evidentuar një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Ças, Velipojë.
Në kuadër të operacionit “Ças” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Erlin Pllumbi, 34 vjeç, banues në fshatin Ças, Velipojë, Shkodër, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit Ndue Çuni, 39 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të shtetasit Erlin Pllumbi, në fshatin Ças, kanë gjetur 567 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka kultivuar, në bashkëpunim me shtetasin Ndue Çuni. Vijon puna për kapjen e shtetasit Ndue Çuni.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.