Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka kryer sot një ndërhyrje kirurgjikale në Shkodër. Ditën e sotme, ai është parë në mjediset e Spitalit Rajonal të Shkodrës nga shumë qytetarë, raporton ShkodraWeb.
Nga burime jo zyrtare, bëhet me dije se qytetari i parë i Shkodrës ka operuar apendisitin. Mbrëmjen e të dielës, ai ka ndjerë shqetësime dhe sapo është paraqitur në spital, mjekët kanë sugjeruar ndërhyrjen kirurgjikale. Mësohet se operacioni ka përfunduar me sukses dhe kryebashkiaku do ti rikthehet së shpejti punës.
Nga marrja zyrtare e detyrës me 19 qershor 2023, kryebashkiaku Beci jo vetëm është tashmë me të gjitha efektet banor i Shkodrës por edhe problematikat shendetësore i zgjidh po brenda këtij territori, përcjell ShkodraWeb.
ShkodraWeb i uron shërim të shpejtë kryebashkiakut Benet Beci dhe rikthim sa më parë në drejtimin e Bashkisë Shkodër. /ShkodraWeb/