Partia Socialiste pritet të zhvillojë Mbledhjen e Kryesisë sot në orën 18:00. Përkundër raportimeve në media, mësohet se PS nuk do të diskutojë për pasuesin politik të Valdrin Pjetrit në Shkodrën, por çështja që do të marrë më shumë vëmendje është mandatimi i një grupi pune, i cili do të merret me riorganizimin tërësor të Partisë Socialiste në këtë bashki.
Bazuar në burime brenda PS, mësohet se Kryesia do të mblidhet edhe për çështje të tjera organizative dhe Shkodra nuk do të jetë tema e vetme që pritet të marrë diskutim.
Kryeministri Edi Rama një ditë më parë zhvilloi një takim pune me Këshillin e Veriut në Shëngjin, ku mësohet se shefi i qeverisë ka kërkuar prej drejtuesve të bashkive të mos largojnë nga puna punonjësit e mëparshëm. Gjithçka pritet të saktësohet në fund të mbledhjes, ku sipas gjasave zëdhënësja e Kryesisë Spiropali do të shuajë edhe kërshërinë për ndryshimet në PS Shkodër.