“Ngec” në vetting drejtori i Policisë, Vehbi Bushati. Bëhet me dije se ai nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale.
Bushati, i cili më herët ka qenë drejtor i DVP- së Shkodër, konsiderohet tashmë i larguar nga rradhët e Policisë së Shtetit.
Aktualisht, Vehbi Bushati mbante postin e drejtorit të DVP- së Lezhë.
Vendimi i AMP për Vehbi Bushatin për:
1.Largimin nga pozicionet e përcaktuara në nenin 6 të ligjit 12/2018, i ndryshuar, të subjektit të vlerësimit, z.Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
2. Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet Subjektit të Vlerësimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit.
3. Ky vendim publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, në përputhje me pikën 8, të nenit 56, të Ligjit 12/2018, i ndryshuar.