Shqipëria e Jugut është lëkundur nga termeti para pak minutave. Bëhet me dije se termeti është ndjerë në zonën e Gjirokastrës, Sarandës dhe më fort në Konispol. Ndërkohë, sipas Qendrës Sizmiologjike Euro- Mesdhetare, epiqendra e termetit ka qenë në Greqi.
Sipas vlerësimeve paraprake, thellësia e lëkundjes ishte 33 km dhe magnituda e tij 4.3. Deri tani, nuk njoftohet për deme as njerëzore dhe as materiale. 12 minuta më pas, një lëkundje termeti me magnitudë 4.2, është ndjerë edhe në Turqinë Përendimore.