Specialistët e Qarkullimit rrugor në Policinë e Lezhës arrestuan ditën e sotme një 41-vjeçar, i cili dyshohet se ka aksidentuar një person që po lëvizte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Laç-Patok, ku i lënduar ng aksidenti ka mbetur shtetasi Gj.P., 60 vjeç, banues në Kurbin.
60-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, për marrjen e një shërbimi më të specializuar.
Materialet në ngarkim të personit të arrestuar i kaluan prokurorisë së sLezhës për veprime të mëtejshme.
“Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.M., 41 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, pasi në aksin rrugor Laç-Patok duke drejtuar automjetin e tij tip “Renault” ka aksidentuar motoçikletën me drejtues shtetasin Gj.P., 60 vjeç, banues në Kurbin.
Aktualisht shtetasi i dëmtuar ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.