Një ngjarje e rëndë është verifikuar mbrëmjen e sotme në Velipojë. Një makinë ka përplasur një motor, duke u larguar nga vendngjarja. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të kishës.
Njoftimi zyrtar i policisë së Shkodrës, bën me dije se ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorit, Anton Shullani, 26 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në afërsi të Kishës, Velipojë, është përplasur një mjet me një motoçikletë, ku drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi Anton Shullani, 26 vjeç, banues në Velipojë, i cili u dergua në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.