Një makinë ka humbur kontrollin në aksin rrugor Lezhë-Milot duke u përplasur me një pikë karburanti.
Raportohet se për pasojë janë plagosur dy persona.
Aksidenti ka ndodhur pranë Ishull Shëngjinit. Të dëmtuar mbetën dy të rinj, njëri në gjendje më të rëndë.