Një përson humbi jeten dhe një tjeter u plagos rëndë, pasi automjeti më te cilin udhetonin doli nga rruga dhe u përmbys në një parcele.
Aksidenti ndodhi rreth orës 5 e 50 minuta të mëngjesit të së dieles në aksin e vjeter rrugor Laç-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.
Nga aksidenti gjeti vdekjen Alban Miloti si dhe mbeti i plagosur Elvis Doçi. Ky i fundit u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.
Dy të rinjtë udhetonin më një automjet tip “Volksëagen” me targë AA642IK, drejtuesi i së cilit humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge. Policia e cila mbëriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia tej normave të lejuara.
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targë AA642IK.
Si pasojë, shtetasi Alban Miloti ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi Elvis Doçi ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumes Tiranë nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.