Një grabitje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit. Raportohet se dy persona të armatosur kanë hyrë në një argjendari në pronësi të Gj. Ngresi, dhe e kanë grabitur. Mësohet se në momentin e ngjarjes në argjendari ndodhej vetëm shitësja.
Pasi kërcënuar me armë punonjësen dhe morën sendet me vlerë, autorët u larguan me shpejtësi. Menjëherë, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve.