Grabitje në mes të ditës në Durrës. Mësohet se një pikë dhëniesh kredie në qytetin e Durrësit është grabitur nga një person me maska. Duke iu referuar burimeve nga policia, mësohet se autori ka vjedhur një shumë prej 1 mln lekësh. Ndërkohë është e paqartë përse punonjësi i pikës lajmëroi policinë 40 minuta pas ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Në Durrës, në lagjen nr 12, në një rrugë dytësore, në filialin e një banke të nivelit të dytë, rreth orës 14:24, një person ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me ar.m.ë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë dhe është larguar me vrap
Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.
Në kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.
Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.