Një person i pajetë është gjendur pasditen e sotme në qytetin e Burrelit. Policia e ka identifikuar si Ibrahim Migla, 53 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, thuhet se viktima kishte plagë në kokë. Spitali ka lajmëruar Policinë lidhur me rastin, rreth orës 18.30. Në ambientet e spitalit kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se I.M., punonte roje në një godinë te “Ish parku i mallrave” dhe duke zbritur shkallët dyshohet se është rrëzuar gjatë kapërcimit të murit rrethues duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga veprimet paraprake ngjarja dyshohet se është aksidentale, bën me dije Policia.
Ndërkohë, grupi hetimor i Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë Mat po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
[frontpage_news widget=”28067″ name=”Postimet e fundit”]