Bashkia e Malësisë së Madhe do të qëndrojë e mbyllur në fundjavë, pasi ambientet e saj do të dezinfektohen. Shkak për mbylljen është bërë infektimi me COVID-19 i tre punonjësve, ndërsa për nëntë të tjerë që kanë pasur kontakte me të infektuarit pritet rezultati i tamponit.
Deri sot në Malësinë e Madhe kishte vetëm dy raste infeksioni, ku një prej tyre kishte ndërruar jetë, ndërsa pas konfirmimeve të fundit numri i të prekurve shkon në pesë.