Një 62-vjeçar ka pësuar djegie të rëndë dhe është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën, pasi i shpërtheu në flakë bombula e gazit. Sipas policisë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në fshatin Stajke nga pakujdesia ka marrë flakë bombola e gazit në banesën e 62-vjeçarit. Në përpjekje për të shuar zjarrin 62-vjeçari me inicialet F.L. ka pësuar djegie të rënda dhe është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Vau i Dejës / Informacion paraprak
Më datë 13.02.2020, rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës nga pakujdesia ka marrê zjarr bombula e gazit në banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi F. L. 62 vjeç, ka pësuar djegie të rënda, i cili po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.