Keshilli i Bashkise Shkoder ka miratuar buxhetin per vitin 2021 dhe Projektbuxhetin Afatmesëm 2021- 2023. Kane votuar pro 34 keshilltare bashkiake ndersa ka patur vetem nje vote kunder. Mbledhja eshte zhvilluar online per shkak te kushteve te pandemise, ndersa mbledhja ka nisur rreth ores 17.45.
Ajo që bie në sy, janë 62 rikonstruksionet e rrugëve, rikualifikimet urbane të blloqeve të banimit në Bashkinë e Shkodrës si dhe 124 projektet që do të hartohen.
Ne kete mbledhje jane miratuar edhe disa vendime te tjera, mes te cilave edhe dhenia e titullit te nderit “Mirenjohje” per prof. dr. Hamit Borici, i konsideruar si babai i gazetarise shqiptare.