Rreth 3 orë ka zgjatur diskutimi, shqyrtimi dhe miratimi i buxhetit të Bashkisë së Shkodrës për vitin 2024. Gjatë kësaj kohe, ka patur pyetje, diskutime nga këshilltarët dhe përgjigje nga kryebashkiaku Benet Beci dhe administrata bashkiake.
Në fund të diskutimeve, është kaluar në procesin e votimit. Pas numërimit të votave, ka rezultuar se 31 këshilltarë nga 51 kanë votuar pro, 12 kanë votuar këndër dhe asnjë abstenim.
Para nisjes së votimit, këshilltarët e PD- së zyrtare dhe të koalicionit “Bashkë fitojmë”, deklaruan votën e tyre kundër buxhetit të bashkisë Shkodër për vitin 2024.
Në fund, kryebashkiaku Benet Beci ka falenderuar këshilltarët pët kontributet e tyre si dhe administratën për përgatitjen e dokumentit të buxhetit të Bashkisë Shkodër për 2023- in.