Ndalohet nga policia 25- vjeçari Enderis Doda, i shpallur në kërkim si autor i ngjarjes së rëndë në Pukë dy ditë më parë, ku humbi jetën 30- vjeçari Petrit Biba. Lajmi është dhënë nga Policia e Shkodrës, e cila bën me dije se ndalimi u bë nga forcat e Komisariatit Pukë në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Shkodrës. Policia shton se materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë
Në vijim të informacionit për vrasjen në Pukë ju njoftojme se u ndalua autori i dyshuar i vrasjes të ndodhur ne 8 shkurt 2019 ku mbeti i vrarë shtetasi P. B. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Pukê u bë ndalimi i shtetasit E.D, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme.