Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.
64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.
64-vjeçarja është jeta 32-të e humbur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.