Një lajm i trishtë për artin dhe kinematografinë shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare Arben Shaka, aktor, gaztor dhe pantomimist i njohur i humorit shqiptar. Lajmin e trishtë e kanë dhënë përmes një postimi në profilin zyrtar të vetë aktorit, fëmijët e tij.
“Me dhimbje ne zemer njoftojme ndarjen nga jeta te babait tone te dashur ARBEN SHAKA. Qofsh i parajses zemra Jon!! Nuk do te te harrojme kurre!! Femijet”, shkruhet në postimin e tyre.
Arben Shaka, aktor, gaztor, pantomimist, lindi ne Tirane në vitin 1952. U aktivizua heret ne Levizjen Amatore Teatrore te qyteit te lindjes dhe me pas, per aftesite e shprehura komike te tij, u terhoq si aktor profesionist ne Estraden e Tiranes*, me 1969. Ka interpretuar ne lloje e materiale te ndryshme per estrade, si ne komedi, skece, dialoge, kuplete.
LEXONI EDHE: INTERVISTA E FUNDIT – Nga aktor në piktor, jeta aspak e lehtë në Greqi e aktorit të njohur Arben Shaka…
U be nje nga aktoret e mirenjohur te estrades sidomos per sa i perket artit te imitimit dhe pantomimes. Shume vite aktroi edhe si gaztor (klloun) ne Cirkun e Tiranes. Interpretimi i tij shquhet per aplikimin e formave fareske e groteske, per zmadhimet e skajshme si dhe karikaturizmin e cilesive negative e komike te personazheve, mimiken komike, duke krijuar nje efekt humoristik te brendshem.
Ka luajtur edhe disa role ne kinematografi, si ne filmat “Perse bie kjo daulle”, “Cirku ne fshat”, “Odiseja e tifozeve”, “Gjuetia e fundit”. A. Shaka ka shkruar po ashtu disa skenare per filma vizatimore, si: “Nevoja te ndihmon”, “Endrra ne diell”, “Tiktaku i fundit”, etj.
ShkodraWeb i shpreh ngushëllime familjes, të afërmëve, ish- kolegëve, miqve dhe të njohurve të të ndjerit.