Ka nderruar jete ne moshen 80 vjecare profesori i shkencave bujqesore i cili ka mbajtur edhe titullin Mjeshter i Madh, Ahmet Osja. Për afro 9 vjet (1982-1991) përfaqësoi rajonin e Shkodrës si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë edhe ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.
Ahmet Osja ishte diplomuar në Institutin e Lartë Bujqësor sot Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe punoi fillimisht si Agronom në zonën e Dukagjinit, në Stacionin e Zooteknisë në Shkodër. Për afro 30 vjet punoi si ekspert dhe pastaj si drejtues në Instituti i Misrit dhe Orizit. Si koleg i afërt i akademikut dhe shkencëtarit , Hysen Laçej , njihet për rolin e çmuar në krijimin e hibrideve të rinj të misrit si dhe evolimin e teknologjisë së tij. Afro 9 vjet përfaqësoi rajonin si deputet në Kuvendi i Shqipërisë.
Profesor Osja ishte autor dhe bashkë autor i disa botimeve në lëmin e Bujqësisë shqiptare me kolegët e tij sidomos me Profesor Andrea Shundin me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ka realizuar një seri shkrimesh të vijueshme në gazeta qëndrore e lokale dhe në revista ashtu si një gazetar profesionist dhe Shoqata e Gazetarëve Shqiptar të Bujqësisë a ka vlerësuar me titullin Kryetar Nderi të saj.
Botoi në 100 vjetorin e Pavarësisë, studimin për lulet Alpine “100 foto – 100 lule në Alpet Ilirike” si Biolog eksplorues, i vlerësuar edhe si Mjeshtër Sporti në Alpinizëm. Studimi praktik për turistin u vlerësua si një vepër me vlera të dobishme dhe zbulime premier në nivel studiuesish rajonalë.