Shtohet numri i jetëve të humbura nga korona virusi në vend. Sipas MSH, një humbje jete ka ndodhur në Spitalin Infektiv, si pasojë e COVID-19.
Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19, megjithë asistencën e madhe mjekësore. Ditën e sotme, u njoftuar edhe për një tjetër qytetare nga Shkodra që ndërroi jetë nga virusi.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjèrit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.
Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID- 19 e kanë humbur betejën me virusin.