Një ngjarje e rëndë është verifikuar në fshatin Baks në Velipojë të Bashkisë së Shkodrës, ku aksidentalisht ka qelluar veten me çiften e familjes një vajzë e vogël.
E.Gj, vetëm ka vajtur në ambjentin mbahej çiftja me leje e familjes Gjoka. Në momentin që ishte duke e lëvizur nga njëra anë e dhomës në tjetrën, aksidentalisht ka shkrehur edhe këmbëzën e çiftes.
Familjarët kanë nxitur për të hyrë në dhomë, ku kanë parë vajzën e shtrirë përtokë. Me shpejtësi e kanë transportuar drejt Spitalit Rajonaë të Shkodrës, por përpjekja ka rezultuar e kotë. 12 vjeçarja nuk i ka mbijetuar dëmtimeve të marra.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 10.02.2021, ora 16:05, është paraqitur e plagosur me armë gjahu Çifte shtetasia e mitur E. Gj. 12 vjeçe , banuese ne fshatin Baks Rrjoll Velipojë, Shkodër, e cila sapo ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Nga hetimet paraprake mesohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në banesë
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.