Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me virus, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion. 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në Shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. /BW/