(foto ilustrim) Nderpritet seanca per ish-deputetit demokrat Bardh Spahia, ne Gjykaten e Apelit ne Shkoder. Kjo pasi ai nuk eshte prezent dhe gjykata do te kontaktoje me komisariatin e policise Tirane per te pyetur nese po shoqerohet apo jo ish- deputeti. Me heret avokatet mbrojtes deklaruan se shtetasi Bardh Spahia ka informacion per seancen e sotme por ai nuk eshte prezent. Pala mbrojtese e ish-deputetit kane prokure nga familjaret e Bardh Spahise, e po ashtu edhe ai vete ka deklaruar qe edhe ne mungese te mbrohet nga avokatet Ivi Kaso dhe Ledi Nurja.
Per Spahine eshte dhene pak jave me pare masa e sigurise “arrest shtepie”, pasi akuzohet per sulmin ne KZAZ ne Shkoder, ku u dogj nje shkolle ne te cilen ndodheshin materilaet e votimit.