Ndërsa nuk ka nisur akoma sezoni i ri futbollstik, një lajm jo i mirë vjen nga KF Vllaznia. Largohet nga detyra drejtori i Akademisë “Vllaznia” Arben Maliqi. Mësohet se ai është larguar për shkak të angazhimeve personale por edhe për ti dhënë hapësirë specialistlve të futbollit në drejtimin profesional të Akademisë.
Lajmi është dhënë nga vetë klubi kuqeblu, i cili falenderon tashmë ish- drejtorin e Akademisë “Vllaznia” Arben Maliqi. Më poshtë, njoftimi zyrtar i KF Vllaznia sh.a.
NJOFTIM I KF VLLAZNIA
Klubi i futbollit Vllaznia njofton largimin nga detyra te Drejtorit te Akademise Z. Arben Maliqi. Mbyllja e bashkepunimit ndermjet paleve vjen per arsye te angazhimeve personale te z.Maliqi, dhe me qellim per ti dhene hapesire specialisteve te futbollit ne drejtimin profesional te Akademise.
Falenderojme perzermersisht Z. Maliqi per kontributin e jashtezakonshem ne reformimin e Akademise gjate sezonit te kaluar, ku fale menaxhimit te tij profesional Akademia Vllaznia arriti ne nje nivel te ri.