Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër ku ka mbetur nje person i vrarë, identiteti i të cilit bëhet me dije se është Bardhok Plani.
Ngjarja ka ndodhur në Dobraç. Afër vendit të ngjarjes është gjetur një makinë e djegur. Policia ka rrethuar zonën, në ndihmë ka shkuar edhe FNSH. Janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhen kontrolle te imtësishme.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.
Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër
Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.