Një 38-vjeçar me inicialet B.K është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë në makinën e tij.
I riu është gjetur në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt.
Policia bën me dije se nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.