Burime policore për ShkodraWeb bëjnë me dije se një shtetas ka humbur jetën, i mbytur në ujrat e lumit Kir të Shkodrës. Bëhet fjalë për informacion paraprak, i cili pritet të konfirmohet në minutat në vijim.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një polic i gjendur i pajetë në lumin Kir. Bëhet fjalë për shtetasin Ded Shkalla, efektiv policie në Shkodër. Nderkohe shkaqet e vdekjes së tij jane ende mister.