Ndalohet sapo shkel në kufirin shqiptar, Ardian Doçaj, një ditë pasi Operacioni “Forca e Ligjit” i sekuestroi pasuritë në Shkodër, i dyshuar si pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve në pengmarrjen dhe vr.a.sjen e Jan Prengës më 17 janar 2020. Doçaj u ndalua nga policia, në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Në një komunikim mbrëmjen e djeshme, ai tha se do të kthehej në atdhe për t’u përballur me drejtësinë teksa mohoi të ketë lidhje me ngjarjen kriminale. Doçaj është vetëdorëzuar rreth orës 15:30 në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Ai udhëtoi nga Vjena në drejtim të Podgoricës. Duke e ditur vendimin e tij të paralajmëruar, në kufi kanë qenë gjatë ditës së sotme edhe avokati Agim Martini dhe vëllai i tij.
Vëllai i Ardian Doçajt shprehet se ai nuk ka asnjë lidhje me botën e kr.i.mit.
“Vëllai im nuk i ka asgjë borxh Shqipërisë dhe as jetë kr.i.mi. Ka ikur nga Shqipëria më 2 nëntor dhe është kthyer vetë me vullnetin e tij se është shpallur në kërkim në lidhje me rrëmbimin, s’ka lidhje me jetën e kr.i.mit. I lutem shtetit shqiptar të mos marrin djem nënash në qafë se s’i kemi gjë borxh. Nga ora 5-8 të darkës më kanë marrë, më kanë shpall që gjëra atë mëtejshme që nuk i kam as unë as një pjesëtar i familjes sime”, tha ai. /Shqiptarja/