Oltion Luli është kryetari i ri i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Ai ka marrë më shumë se gjysmën e votave të 51 anëtarëve të Këshillit Bashkiak, teksa në votim kanë marrë pjesë vetëm 34 këshilltarë.
Pro Oltion Lulit kanë votuar 30 ndërsa kanë abstenuar 1 këshilltarë, një votë rezultoi e pavlefshme gjatë numërimit nga Komisioni i Votimit.
Oltion Luli, edhe aktualisht këshilltar bashkiak, ngjitet në krye të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, duke marrë vendin e mbajtur deri sot nga Brisela Kadia.
Kryetari i përkohshëm Hilmi Lakti, ftoi Lulin të marrë pozicionin e tij menjëherë sapo është shpallur zyrtarisht rezultati i votimit.
Luli është në profesion mësues i edukimit fizik, një ish- atlet dhe rekordmen i njohur i atletikës shqiptare, duke konkurruar edhe në arenën ndërkombëtare.