(foto ilustrim) Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Monedhë e Garantuar”. Mbanin dhe vinin në përdorim kartëmonedha të falsifikuara. Vihet në pranga nga policia një shtetas dhe shpallen dy të tjerë në kërkim.
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në mbështetje te Forcës Operacionale të D. P. P. u arrestua në flagrancë shtetasi:
L. R. 63 vjeç, banues në Tiranë,
Arrestimi i tij u bë pas një hetimi disa mujor dhe në kuadër të proçedimit penal Nr.78 viti 2018, të regjistruar në Prokurorinë Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, u bë e mundur gjetja e 46 kartëmonedhave “Euro” me prerje 100-she të dyshuara të falsifikuara, këtij shtetasi, të cilat iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u shpallen në kërkim dhe dy shtetas të tjerë që për shkak të hetimeve nuk bëhen të ditur emrat e tyre.
Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale ”Fallsifikimi i monedhave” parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.