Kreu i qeverise, Edi Rama ne reagimin e pare pas publikimit te raportit te OSBE-ODIHR per zgjedhjet e 30 qershorit, shkruan se ato u certifikuan si krejt legjitime. Nderkohe qe gjithe sa thuhet lidhur me kete raport, sipas tij, eshte perpjekje per te ngritur nje furtune ne gote. Me nje postim ne rrjetin social, Rama, thekson se “Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore”.
Ai kerkon fokusim te reforma themelore zgjedhore, nderkohe qe shton “të përgatisim me frymë DIALOGU e BASHKEPUNIMI, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë”.
Mesazhi i Ramës
Përpjekja për të ngritur një furtunë në gotë mbi Raportin e OSBE/ODHIR-it është e kotë, e gabuar dhe e dëmshme për vendin,e në radhë të parë për opozitën joparlamentare! Raporti ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet!
Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë DIALOGU e BASHKEPUNIMI, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë ?