Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, në afërsi të zonës së spitaleve në qytetin më të madh verior.
Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi Armando Ndreu, 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin Sadet Sala, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit Sadet Sala, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Mësohet se nga plumbat, ku të paktën në tokë janë gjetur 17 gëzhoja, një prej tyre ka thyer xhamin e një furre buke dhe nje ka përfunduar ne nje makine te parkuar.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.