Një banesë është përfshirë nga flakët këtë mesditë në Shkodër. Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen Dergut, ku fatmirësisht të gjithë pjesëtarët e familjes kanë mundur të dalin jashtë pa u lënduar.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, mësohet se nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në shtëpi. Ndërsa janë ende të paqarta e arsyet e rënies së zjarrit.