Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër – Gur i Zi. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë ka mbetur e lënduar një grua, e cila është jashtë rrezikut për jetë. Një prej automjeteve të përfshira në aksident është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht personat që ishin brenda kanë arritur të dalin në kohë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë zjarrfikësja që bënë të mundur shuarjen e flakëve. Po ashtu në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat e policisë, të cilët nisën menjëherë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga burimet në vendngjarje, mësohet se aksidenti ka ardhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Njëra prej makinave të përfshira në aksident ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.
Shkodër/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, automjeti me drejtues shtetasin L. L., 49 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 32 vjeç. Nga përplasja ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, automjeti që drejtonte 49-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjerja në të, shtetasja V. L., 43 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksiden