Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Rrjoll- Shkoder”, automjeti me drejtues shtetasin Gj. M., 66 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin N. S., 69 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar shtetaset V. M., 57 vjeçe dhe A.K., 54 vjeçe (pasagjere) në dy automjetet, te cilat janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.