Vau i Dejës/Informacion paraprak
Sot, në Koman, shtetasja franceze Sandra Tonelli, 39 vjeçe, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin në liqenin e Komanit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i 39 vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dergohet në morgun e spitalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorise ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.