Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Bilishtit. Ngjarja është regjistruar në qendër të qytetit, ku 39-vjeçari Erjon Çollaku ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Korçës. Policia po punon per kapjen e autoreve dhe zbardhjen e ngjarjes.