Një plagosje me thikë është shënuar ditën e sotme në kryeqytet, në zonën e “Don Bokos”, ku një i ri është plagosur me thikë. Mësohet se i riu i plagosur, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është dërguar në Spitalin e Traumë, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Sipas informacioneve të parë, autori i plagosjes është arrestuar, por as identiteti i tij nuk është bërë i ditur. /shqiptarja.com/