Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri deklaroi sot se është kërkuar nga maxhoranca që të shtyhet me 30 minuta afati i mbylljes së qendrave të votimit. Zguri në një dalje për mediat tha se një kërkesë e tij është në kundërshtim me ligjin, pasi procesi fillon në orën 7:00 dhe mbaron në orën 19:00. “Nga persona politik kanë bërë thirrje për të shtyrë orarin e votimit. Është në kundërshtim flagrant me ligjin. Tani që flasim nuk kam ndonjë të dhënë për përqindje, po bëhej fjalë që të shtyhej rreth 30 minuta votimi dhe kjo ishte ajo që më nxiti për të dalë para medias. Sipas Kodit Zgjedhor, votimi fillon në orën 07:00 dhe përfundon në orën 19:00”, tha ai .