Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin K. Gj., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, duke vjedhur vegla pune në një garazh, në lagjen “Qemal Stafa”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në një ambient që ky shtetas e kishte marrë me qira, u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin D. T., 52 vjeç, banues në fshatin Trush, pasi është kapur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 18 vjeç, banues në fshatin Rranxa, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.