Një 51-vjeçar është vrarë ditën e sotme në Shkodër. Petrit Vuksani ishte kthyer nga Anglia para një muaji, por gjeti vdekjen në banesën e tij. ShkodraWeb mësuar se një person, i identifikuar si Lekë Vuksani, është futur brenda në shtëpi, e ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas është larguar.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:15, në lagjen ‘Tom Kola’, por shkaqet ende nuk dihen. 51-vjeçari ishte kthyer nga Anglia para një muaji në Shkodër dhe jetonte vetëm në banesë. Autori është futur, e ka qëlluar dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e tij.
Shkodër/Informacion shtesë
Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Paulin Vuksani.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit Lekë Vuksani, i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin Paulin Vuksani.
Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Lekë Vuksani.