Një pukjan 26 vjeçar por me banim në Shkodër, është vënë në prangat e policisë. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shkodrës, ky shtetas është kapur në tentativë për mbjellje kanabisi. Në afërsi të banesës së tij në një fshat në Pukë, janë gjetur 170 kubikë me fidanë të dyshuar si kanabis. Më poshtë, njoftimi i plotë i Policisë së Shkodrës për aksionin në Pukë.
Në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit dhe parandalimin e kultivimit të bimëve nakotike, arrestohet nga policia një shtetas në tentativë për të kultivuar bimë narkotike.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe si rezultat i kontrollit të pandërpre të territorit, u arrestua në flagrancë shtetasi G. M. 26 vjeç, lindur në fshatin Ukth, Pukë dhe banues në Shkodër,
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të banesës në fshatin “Mogurush”, Pukë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 170 kubikë me fidanë të dyshuar kanabis sativa
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.